24 vjeçari nga Studeniçani arrestohet për kontrabandë të migrantëve nga Kina

Sot (09.03.2024) rreth orës 11:00 në autostradën “Miqësia”, afër Gjevgjelisë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria Q.Sh (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit, për faktin se me automjetin e tij të pasagjerëve “Porsche” me targa të Shkupit po transportonte gjashtë persona – mërgimtarë nga Kina.

Në një shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, Q.Sh. nuk e ka ndaluar veturën dhe ka vazhduar lëvizjen, pas së cilës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë llambash pranë një karburanti.

Në automjet janë gjetur gjashtë persona nga Kina, dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Gjevgjelisë për ndihmë mjekësore.

Për shkak dyshimit se Q.Sh. ka kryer veprën “kontrabandim me migrantë” nga neni 418-b paragrafi 2 të Kodit Penal, i hiqet liria dhe më pas do të bëhet kallëzim përkatës ndaj tij.