Napoli dhe Torino kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 28-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1.
Napoli kaloi i pari në epërsi me golin e Khvicha Kvaratskhelia (61′), por që Torino barazoi gjithçka vetëm tre minuta më vonë përmes Antonio Sanabria (64′).
Vlen të theksohet se sonte minuta nuk pati për Amir Rrahmanin te napolitanët, teksa Mërgim Vojvoda u aktivizua te “Il Toro” në minutën e 88-të.
Napoli pas këtij barazimi ka 44 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, kurse Torino ndodhet në pozitën e dhjetë me 38 pikë.