Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në Athinë u takua me Mark Julian Sievert, i cili është kryetar i bordit të drejtorëve të VERIDOS – kompanisë përgjegjëse për prodhimin e formularëve të dokumenteve personale.
Në takim u diskutua për mundësinë e përshpejtimit të dinamikës së prodhimit dhe dorëzimit të formularëve dhe u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dërgimi në kohë i formularëve për dokumentet e udhëtimit.
Ministria e Brendshme thotë se kjo siguron kushte që makineritë e prodhimit të pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe qershor.