GËZUAR 8 MARSIN Bëhu krenare që vozit në mënyrë të sigurt!

Gratë janë pjesëmarrëse të barabarta në komunikacionin rrugor, si këmbësore, ashtu edhe si shofere. Studime të shumta tregojnë se ato kanë kompetenca
të shkëlqyera për vozitjen e automjetit, se vozitin me kujdes, parkojnë me ndërgjegje dhe i respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa shquhen edhe me
aftësinë për t’i planifikuar udhëtimet duke marrë parasysh rrethana të shumta që
mund të ndikojnë në vozitjen e sigurtë.
Por, edhe përkundër shembujve të shumtë të grave që janë të suksesshme
në të gjitha fushat e jetës shoqërore, një pjesë e grave shofere ndihen të pasigurta
në komunikacion. Kjo kryesisht u referohet situatave që lidhen me mbajtjen e
automjetit në gjendje të mirë, defektet e padëshiruara gjatë vozitjes, sigurinë personale, etj.
Sipas të dhënave statistikore, gratë vozitin me përgjegjësi dhe i respektojnë
rregullat e komunikacionit, prandaj nuk është për t’u habitur që ato shkaktojnë më
rrallë aksidente në komunikacion. Është gjithashtu interesante që gratë shofere
kanë më pak gjasa të praktikojnë vozitje të shpejtë, përshpejtim të papritur ose
vozitje nën ndikimin e alkoolit. Mirëpo, përkundër kësaj, statistika tregon se gratë
kanë dukshëm më shumë gjasa të lëndohen në aksidente në komunikacion. Për
këtë arsye KRSKRR-ja bën thirrje për vigjilencë nga çdo pjesëmarrës në komunikacion dhe në prag të festës së 8 Marsit, grave shofere u rekomandon:
• t’i respektojnë rregullat e komunikacionit,
• të kujdesen për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion,
• më shpesh të kontrollojnë korrektësinë e automjetit,
• të jenë shembull i ngritjes së sigurisë së komunikacionit në nivel më të
lartë.

Kryetarja e KRSKRR-së, mr. Gordana Kozhuvarovska, bën thirrje:
Vozitni me përgjegjësi dhe të sigurt, për ju dhe për të dashurit tuaj. Tregoni se jeni
të suksesshme në familje, në vendin e punës dhe në komunikacionin rrugor.
GËZUAR 8 MARSIN!