Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike, Krenar Lloga po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësis., Lloga e ka vizituar Qendrën për Trajnim të Drejtësisë Saudite, ku u njoh nga afër me programin e zhvillimit për fuqizimin e gjyqtarëve dhe personelit gjyqësor dhe programet për kualifikim për avokatët dhe noterët.
Në takim janë shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e edukimit në drejtësi dhe janë shqyrtuar hapësirat ku kryhet edukimi i kandidatëve të ardhshëm për gjyqësorin.
Në takimet, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, është diskutuar edhe për dallimet dhe ngjashmëritë në mënyrën e zhvillimit të edukimeve dhe kriteret për pranimin e kandidatëve në qendrën e trajnimit saudit.