Ulet numri i pacientëve të sëmurë nga gripi

Nga 26 shkurti deri më 3 mars në shtet janë paraqitur 641 raste të gripit që paraqet 21,8 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është ulur për 3,9 për qind, tregojnë të dhënat nga raporti më i ri njëjavor i Institutit për shëndet publik (ISHP).

Në laboratorin virusologjik të Institutit për shëndet publik kanë arritur 35 materiale nga mbikëqyrja rutinore për testim laboratorik, paralelisht testuar për grip dhe KOVID-19 (SARS-SoV-2). Më pas, janë detektuar shtatë raste pozitive me Influenza dhe atë gjashtë me Influenza A(N1)pdm09 dhe dy me Ingluenza A(N3). Janë regjistruar dy pacientë me SARS-CoV-2.

Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i të paraqiturve janë në Kavadar – 146, ndërsa në qytetet e tjera, numri i të paraqiturve është më i vogël apo i barabartë me 100.

Janë regjistruar dy raste të vdekjes asocuar me gripin gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për persona të moshës 39 dhe 66 vjeç nga Shkupi dhe Velesi, të cilët ishin hospitalizuar në SPQ “8 Shtatori”.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i gripit – sëmundje të ngjashme me gripin është 13.382, në krahasim me periudhën e njejtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 51,0 për qind, ndërsa lidhur me modelin nga 13 sezonat e fundit, ka ulje prej 24,4 për qind.

Në rrjedhën e deritanishme të sezonit të gripit, janë regjistruar 13 të vdekur, të asocuar me gripin.

Përfundimisht me javën e nëntë, në vend janë vaksinuar gjithsej 61.785 persona me vaksinë pa pagesë apo klomerciale kundër gripit.