Dy persona nga Bogovina mashtrojnë 32 vjeçarin se do ti siguronin dokumente që të punonte në një shtet të huaj

Tridhjetë e dy vjeçari banor i një fshati të Tetovës, dje (06-mars) në orën 13:50 në SPB Tetovë ka raportuar se personat B.M. dhe Q.M. nga Bogovina e Tetovës, gati një vit më parë i kishin premtuar atij se do ti siguronin dokumente me të cilat ai do të ishte në gjendje të punonte në një shtet të huaj dhe për të këtë personit Q.M. i kishte paguar 2000 dhe më pas atyre i’u kishte dhënë një motoçikletë me të njëjtën vlerë. Sipas raportit me dokumentet e marra, atij nuk iu lejua të punonte dhe kishte kuptuar se dy vëllezërit e kishin mashtruar. Janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për të zbardhur dhe dokumentuar rastin.