Koalicioni i partive opozitare shqiptare, nga VLEN akuzojnë kryeministrin teknik Talat Xhaferin, për padrejtësi ndaj 5 universiteteve tjera publike, marrë parasysh se vetëm Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” mori rritje të pagave për 22 për qind. Nga VLEN thonë se Xhaferi si ish-kryepalramentar, është fajtor për mos-nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me 5 universitetet tjera.
“Përse nuk nënshkroi talat Xhaferi marrëveshjen kolektive para se të shpallen zgjedhjet siç e bëri atë me USHKM-në në Shkup. Përse e dërguan Arbër Ademin të tallet me kolegët e tij në UT”, tha mes tjerash Blerant Ramadani nga VLEN.