Jo një herë, jo dy, jo tre por… 217 herë një burrë nga Gjermania është vaksinuar kundër Covid-19, pavarësisht paralajmërimeve mjekësore.
– Advertisements –
Sipas BBC, ky rast i çuditshëm i burrit është regjistruar në revistën The Lancet Infectious Diseases.
Burri u vaksinua brenda 29 muajve.
“Ne mësuam për rastin e tij përmes artikujve të gazetave,” tha Dr. Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit. “Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen“.
Ndërsa, Dr Schober tha: “Ne ishim në gjendje të merrnim vetë mostrat e gjakut kur burri mori një vaksinim të mëtejshëm gjatë studimit me insistimin e tij. Ne ishim në gjendje t’i përdornim këto mostra për të përcaktuar saktësisht se si sistemi imunitar reagon ndaj vaksinimit.”
Në fillim Dr. Schober u shqetësua se stimulimi i tepërt i sistemit imunitar nga dozat e përsëritura mund të kishte lodhur disa qeliza. Por studiuesit nuk gjetën asnjë provë për këtë tek 62-vjeçari. Gjithashtu, duket se 62-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë me koronavirus.