Veç edhe 13 gola! Ronaldo shënon gol dhe i afrohet edhe më shumë shifrës prej 1000 golash





Cristiano Ronaldo ka shkuar edhe një gol më afër shifrës prej 1000 gola në karrierë.

Superylli portugez ka shënuar sonte në ndeshjen që po zhvillohet mes Al-Nassr dhe Al-Sadd në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të Azisë.

Cristiano Ronaldo shënoi gol në minutën e 14-të të ndeshjes.

CR7 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për epërsinë prej 1-0 të skuadrës nga Arabia Saudite.

Ky ishte goli i 987-të në karrierën e tij dhe tashmë është vetëm 13 gola larg arritjes së shifrës prej 1000 golash, ku do të bëhej lojtari i vetëm që e ka arritur këtë në historinë e futbollit.

Me një fitore sonte, Al-Nassr do të shkonte në kuotën e nëntë pikëve në Ligën e Kampionëve të Azisë, me katër ndeshje të zhvilluara

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo