Boçvarski: Pasaportat për transportuesit janë në “shiritin e shpejtë” në MPB dhe janë dorëzuar për përpunim
Siç kam bërë me dije, pasaportat për transportuesit i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prej aty më kanë informuar se tashmë janë dorëzuar në shërbimet e tyre administrative dhe do të kontaktojnë me personat që janë të interesuar të marrin dokumentet e udhëtimit në ditët në vijim, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë Teknike, Bllagoj Boçvarski në pyetjen e gazetarit të MIA-s, se deri ku është procedura për lëshimin e pasaportave për transportuesit në “shiritin e shpejtë” të MPB-së gjatë vizitës së sotme në pikën kufitare Dojran.
Ai shtoi se dje kanë marrë një listë tjetër nga shoqatat e transportuesve për rreth njëzet persona të cilët duhet të marrin pasaportat përmes të ashtuquajturës “korsia e shpejtë” në mënyrë që të punojnë pa probleme.
“Edhe një herë apeloj deri te transportuesit, atyre të cilëve u ka skaduar pasaporta, që menjëherë të kontaktojnë shoqatat e transportuesve dhe të përfshihemi dhe t’i ndihmojmë”, tha Boçvarski.
Ndryshe, në takimin e ministrit me shoqatat e transportuesve, që u mbajt para disa ditësh në Strumicë, u dakorduan kërkesat për lëshimin e pasaportave për vozitësit për të udhëtuar, dhe listat për rreth 120 drejtuesit e automjeteve i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.