05.03.2024, Shkup : Me nënshkrimin e memorandumit të ri të bashkëpunimit u zgjerua programi për arsim të dyfshtë i EVN dhe shkollës elektroteknike “Mihajllo Pupin” në Shkup.
Që tani e tutje, përveç mësimdhënies për arsimin trevjeçar në drejtimin elektricist – elektromontues, modeli për arsim të dyfishtë do të përfshijë edhe profilin arsimor katërvjeçar për Elektroteknikë – inxhinieri.
Për nevojat e mësimdhënies, EVN në këtë shkollë ka pajisur plotësisht kabinetin mësimor me materiale, mjete e pajisje dhe terren për ushtrime praktike. Kurrikula është përshtatur me ndihmën e ekspertëve të EVN-së, kurse nxënësit ndjekin edhe punë praktike në kompani. Me përfundimin e programit ata fitojnë mundësinë e punësimit të sigurt në EVN.
Qëllimi i arsimit të dyfishtë është krijimi i personelit të gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave konkrete të tregut të punës. EVN Maqedoni ishte kompania e parë që filloi zbatimin e modelit të arsimit të dyfishtë në vitin 2017. Përveç SGUS Mihajllo Pupin, në program është përfshirë edhe OSTU Gostivar. Deri më tani janë përfshirë 181 studentë, prej të cilëve 32 kanë punësim të përhershëm në kompani.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Duda Balje: Një prej arsyeve që nuk e votova Dimal Bashën është se e barazoi Zotin me gjygym
- Vetëvritet në Tetovë 49 vjeçari nga fshati Pallçisht!
- Operacioni “Fortesa” në Tiranë: Sekuestrohen pasuri 26.5 milionë euro të një të dënuari për vrasje e trafik droge
- Mexhiti: Bit Pazari është krenari ekonomike dhe kulturore e Çairit!
- Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
- Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku në Brod, tërhiqet zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë
- Siljanovska-Davkova: Të tejkalojmë krizën shpirtërore dhe morale dhe të kthehemi te vlerat e vërteta
- Ende s’ka konstiuimi, Rashiqi nuk i mori votat, Basha ndërprenë seancën
- Bujar Osmani: Shqiptarët nuk do të lejojnë që VMRO t’ua diktojë skenën e tyre politike
- Një muaj paraburgim për pilotin ushtarak kroat dhe të dashurën e tij serbe që akuzohen për spiunazh