Aleanca për Shqiptarët konsolidon strukturat me kuvendin e suksesshëm në Bogovinë





Në vigjilje të kongresit të V të Aleancës për Shqiptarët me një përkushtim të madh, vijon procesi i forcimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në të gjitha degët, ku sonte është organizuar edhe kuvendi zgjedhor i degës së Bogovinës i cili u zhvillua me sukses, ku me votë unanime të të gjithë kuvendarëve të pranishëm, në krye të kësaj dege u zgjodh Mergim Shabani.

Kuvendin themelues të degës së Bogovinës me prezencën e tij e nderoi edhe vetë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të partisë si deputet dhe kryetar komunash.Taravari në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve apeloi për mobilizim të plotë, angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë anëtarët dhe aktivistët, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të organizimit dhe realizimin e objektivave të Aleancës për Shqiptarët.

Edhe ky kuvendi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë pozitive, me frymë bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv, duke u karakterizuar nga një angazhim i lartë dhe pjesëmarrje e gjërë e anëtarëve të degës dhe aktivistëve besnikë të Aleancës për Shqiptarët.Aleanca për Shqiptarët mbetet shtëpia e përbashkët politike e çdo shqiptari që beson në dinjitetin, unitetin dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoninë e Veriut. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që janë të gatshëm të japin kontribut në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, në fuqizimin e pozitës së tyre në shtet dhe që e vendosin interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër. Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim, vazhdojmë rrugën drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo