Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për trajtimin e tregtisë ilegale me narkotikë informon Tetovasot. Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale (TE-10 dhe GV-7), në të cilat janë përfshirë 18 autorë (TE-11 dhe GV-7). Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetën dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe degë “kanabisi”.
Në dy muajt e lartëpërmendur janë përgatitur 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 20 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 persona (TE-22 dhe GV-16) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet i dënuari me tre vjet burg, dërgohet në Idrizovë
- Dhunë ndaj bashkëshortes në Gostivar, kallëzim penal për 33-vjeçarin
- Kosovari humb lejen e qëndrimit në Zvicër pas më shumë se një viti mungesë
- Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes
- 82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)
- Kujdes gjatë fundjavës! Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve
- Një person është privuar nga liria, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi, vijin kallëzimi penal
- Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet
- Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhës: Beteja për drejtësi, deri në lirimin e krerëve të UÇK-së
- BDI: Në Akademinë Ushtarake- 0 kadetë shqiptarë