Aksident ndërmjet tri veturave në magjistralen Tetovë – Gostivar, dhjetë persona të lënduar

MPB njofton se më datë 02.03.2024 në ora 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.M. (34) nga fshati Zhelinë, Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.M. (56) nga fshati Batinci i Shkupit dhe automjeti i pasagjerëve “Audi” me shenja regjistrimi Gostivar i drejtuar nga P.F. (37) nga Gostivari.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda pasagjerët në mjetin “Polo”, Sh.L. dhe R.H., dhe shoferi dhe pasagjeri tjetër K.Z., pasagjeri në mjetin me targa të Shkupit I.Q dhe drejtuesi i automjetit Audi me targa Gostivar dhe pasagjerët e tij A.F. , B.F., L.F., M.V., dhe L.V. ka pësuar lëndime fizike, të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë.

Me autorizim të prokurorit publik kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Tetovë.