Një italian duke ecur në një plazh në Italinë jugore, gjeti një mesazh në një shishe që thuhet të jetë shkruar nga një fëmijë 11 vjeçar nga Spanja.
Dario Grande ishte duke ecur në plazhin e tij të preferuar në Bacoli, kur gjeti një mesazh në një shishe.
Mesazhi ishte shkruar nga një fëmijë nga ishujt Balnearik i cili fliste për veten dhe pasionet e tij, shkruan euronews.
Bëhet e ditur se shishja ka udhëtuar rreth 3,218 kilometra detare gjatë katër muajve për të arritur në plazhin italian.
Me ndihmën e mediave spanjolle, Grande ka arritur të kontaktojë me prindërit e fëmijës.
Ata së shpejti do të takohen në Mallorca të Spanjës.