Ekstradimi i Pallevskit, Avramovska-Mandiq: Priten dokumentet administrative

Zv. ministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Mandiq duke folur për ekstradimin e Lupço Pallevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se pret që ai të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative.

Avramovska-Mandiq nuk deshi të komentojë letrën të cilën Lupço Pallevski përmes partisë “Desna” e dërgoi deri te mediat, për shkak se gjithçka që lidhet me procedurën gjyqësore mund të kuptohet gabimisht në opinion dhe të dëmtohet procedura.

“Ministri i drejtësisë ishte në vizitë te kolegu i tij në Turqi dhe siç u informua opinioni nga Ministria e drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, po pritet që të përfundojnë dokumentet administrative dhe presim që të ekstradohet Lupço Pallevski”, u shpreh Viktorija Avramovska Mandiq, zv.ministre e Drejtësisë.