Pendarovski: Kandidohem sërish jo vetëm që të marr pjesë në zgjedhje, por të fitoj!

Presidenti aktual Stevo Pendarovski vlerëson se vendit i duhet zgjedhje e presidentit si institucion i pavarur i cili arrihet kur zgjedhet në zgjedhje të përgjithshme, se sa kur zgjedhet në Parlament.

Qëndrimin e tillë, siç theksoi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas paralajmërimit të kandidaturës së tij për mandatin e dytë presidencial, e ka një kohë të gjatë që kur ishte analist, por, tani, thotë, qëndrimi i tillë është fuqizuar me përvojën praktike të cilën e ka arritur gjatë pesë viteve të kaluara.

“Unë e di saktë se si është të jesh president në lidhje me çdo presion tjetër të mundshëm politik ose përpjekje për të ndikuar në vendimet e tua. Është shumë më mirë të kesh një president të pavarur në raport me subjektet politike, por edhe në raport me qendrat ekonomike të pushtetit që ne e dimë se ekzistojnë, të cilat kanë interesat e tyre kur zgjidhesh në zgjedhjet e përgjithshme, sesa kur zgjedhesh në Parlament. Tani nëse mund të spekuloj, dijeni që në disa raste në pesë vitet e fundit kam qenë në përplasje direkte, jo vetëm herën e fundit, p.sh. në vitin 2019 afera ‘Reket’, kam qenë në përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e partisë  së atëhershme në pushtet. Ju siguroj se nëse do të isha zgjedhur në Parlament, qoftë edhe me shumicë të cilësuar, do të isha zëvendësuar po atë pasdite. Meqenëse jeni të zgjedhur nga populli, nga të gjithë qytetarët, është shumë më e vështirë të realizoni synimin tuaj dhe për këtë mendoj se Maqedonisë i duhet një institucion i tillë i pavarur që mund të jetë ekuilibër jo vetëm sipas kompetencave që ka në Kushtetutë dhe në ligje, por edhe sipas asaj që deklaron publikisht. Duhet të ketë një vertikale morale që do ta tregojë edhe ata që e kanë propozuar dhe kanë votuar – deri më tani”, thotë Pendarovski i pyetur për idenë e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, që është kërkesë e BDI-së.

Lidhur me atë nëse shkon në rrethin e dytë ai pret përsëri votat e shqiptarëve, konkretisht të BDI-së duke pasur parasysh atë që ata u hidhëruan që nuk e nënshkroi ligjin për lojërat e fatit, Pendarovski thotë se pret vota nga të gjitha bashkësitë etnike.

“I pres votat e të gjitha bashkësive etnike siç kjo ndodhi edhe në vitin 2014. Shumë pak e dinë, sipas gjitha gjasave një pjesë e juaja edhe më të rinj, në vitin 2014 në krye të autokracisë së Gruevskit dhe në kohë kur BDI atëherë ishte në Qeveri me VMRO-DPMNE-në kishte qëndrim zyrtar se nuk ka kandidat koncensual, unë kisha 35 mijë vota shqiptare. Domethënë, edhe pa marrëveshje politike me cilëndo parti politike ka qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike të cilët më kanë votuar dhe shpresoj se do të më votojnë. Ndryshe nuk mund ta paramendoj rolin e presidentit të të gjithë siç themi. Ky shtet Maqedonia i cili është i tillë sipas strukturës së brendshme, nëse ju mbështesin vetëm maqedonas ose vetëm shqiptar. Për këtë për fitues në këto zgjedhje është e nevojshme të mbështeteni edhe përmes vijave etnike dhe përmes vijave partiake, në praktikë të merrni mbështetje të gjerë qytetare që është koncepti im që nga dita e parë”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, sipas gjitha gjasave për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, pas vitit 1999 do të kemi numrin më të madh të kandidatëve në rrethin e parë – shtatë. I pyetur se cili është kundërkandidati i tij më i dëshirueshëm në rrethin e dytë, ai tha, nuk mendon në atë mënyrë, dhe se i respekton të gjithë kandidatët dhe me të gjithë ata ka marrëdhënie korrekte.

Duke pasur parasyh se Davkova është gjithashtu kandidate, a pret që zgjedhjet të jenë e a.q. dezhavu nga zgjedhjet e kaluara presidenciale dhe a mendon se është në përparësi nga perspektiva si president aktual, ai thotë se qytetarët janë ata të cilët do të vendosin në ditën e zgjedhjeve.

“Këtë do ta thonë qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Unë mendoj se këtë që e them shkurt për pesë vitet e mia të kaluara do të jenë vlerë e shtuar për atë se kush isha unë dhe para vitit 2019, edhe para vitit 2014. Nuk mund të spekuloj se si do të jetë vullneti i qytetarëve, megjithatë kandidohem jo vetëm që të marr pjesë në zgjedhje, por të fitoj”, theksoi Pendarovski.