Prilep, 1 mars – Policia herët në mëngjes arrestoi dy perona të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme të 14-vjeçarit në Prilep.
Në orën 04:00 në f.Senokos, komuna e Dollnenit, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i privuan nga liria të miturin V.T.(21), që të dy nga f. Senokos, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ‘vrasje’. Më 29.02.2024 në orën 19:37 në NJPB Prilep ka pasur paraqitje se në bul. ‘Goce Dellçev’ në Prilep është gjetur një person me lëndime, pas çka është dërguar në Spitlain e qytetit Peilep, ku mjeku ka konstatuar vdekjen dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur nga Prilepi”, kumtoi MPB.
Nëpunësit policorë nga NJPB Prilep së bashku me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa pas urdhrit gjyqësor ishte kryer bastisje në shtëpinë e të miturit në f. Senokos, me ç’rast isshin gjetur dhe marrë lëndë me të cilat është kryer vepra penale.
Me të miturin është kryer bisedë zyrtare, në të cilën e ka pranuar veprën, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në kooridnim me prokurorin publik kundër tij është parashtruar padi penale sipas nenit 123 të Kodit penal.
Djali 14-vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 ishte gjetur pa shenja jete me disa plagë nga armë zjarri dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” poërballë Shëpisë së kulturës “Marko Cepenkov”. Nuk ka dhënë shenja jete dhe është dërguar në spitalin e qytetit ku kanë qenë të pasuksesshme të gjitha tentimet për reanimacion.
Ekspertizë kryen policia dhe prokurori publik. Është urdhëruar obduksioni i trupit të 14-vjeçarit.