Shënon ulje numri i të prekurve nga gripi stinor. Por edhe në javën e 8-të të vitit, ka dy raste të vdekjes. Kështu thonë të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.
Në javën e fundit të muajit shkurt janë evidentuar 830 raste të reja, që është mbi 40 për qind më pak krahasuar me javën paraprake.
Në sezonin 2023/2024 numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi arrin në 12 741, apo 55 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë sezonin e kaluar.
Ndërsa numri i vdekjeve që asocojnë me grip apo sëmundje të ngjajshme me gripin shkon në 11.