Zbulohen lidhjet/ Kryetari i ASHAM urren shqiptarët, teksa djali i tij është kryetar i rinistëve të VMRO-së

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, Zhivko Popov, deklaroi sot se duhet të largohet balanseri, të shqyrtohen reforma kushtetuese e poashtu të rishikohen marrëveshjet e paqes dhe stabilitetit më fqinjët tanë.

Deklarata këto që mund të konsiderohen si nxitje për urrejtje dhe destabilizim në vend dhe rajon, në momente kyçe kur vendi ndodhet në mes të udhëkryqit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian apo ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Ngjajshëm me Zhivko Popovin, vepron dhe djali i tij, Sergej Popov, i cili është kryetar i Unionit të të rinjëve të VMRO-DPMNE-së, parti kjo e cila kundërshton çdo ligj, projekt apo investim që bënë BE në Maqedoninë e Veriut, teksa haptazi kanë normalizuar raportet me bashkëpunëtorë rus dhe kundërshtojnë çdo marrëveshjë që solli paqen raportet e mira fqinjësore.

Kujtojmë se ditë më parë, kandidatja e VMRO-së për president të vendit, Gordana Siljanovska – Davkova, deklaroi se partia e saj ka mirëkuptim edhe për opsionin rus, teksa zyrtarë të tjerë nga VMRO janë parë nën shoqërimin e ambasadorit rus në vend, Sergej Bazdniki. /indeks.mk