Edhe Britania e Madhe nuk ka plane për dërgim të trupave në Ukrainë

Britania nuk ka plane për dërgim  të trupave në Ukrainë, tha të martën një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Kjo deklaratë e tij erdhi si përgjigje ndaj komenteve të presidentit francez, Emmanuel Macron, për vendet evropiane që dërgojnë trupa në Ukrainë.

“Përtej numrit të vogël të personelit që kemi në vend që mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës, ne nuk kemi asnjë plan për vendosje në shkallë të gjerë,” u tha zëdhënësi gazetarëve, duke shtuar se një numër i madh i trupave ukrainase po trajnoheshin në Britani, dhe se Londra po mbështeste Kievin me pajisje dhe furnizime, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv