Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 shkurt, më së shumti nënshkrime për kandidaturën për president ka mbledhur Bujar Osmani nga BDI, gjegjësisht 10.528.
Pas tij është Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, i cili ka mbledhur 8.400 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.600.
I treti në radhë është Arben Taravari nga opozita shqiptare, i cili ka mbledhur gjithsej 7.513 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.645.
Kandidatja e Levicës, Biljana Vankovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërkaq Stevço Jakimovski nga GROM, 4.718 nënshkrime.
Mersiha Smajloviq ka mbledhur gjithsej 696 nënshkrime, ndërkaq kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime. Deri më tani, asnjë nënshkrim nuk ka mbledhur kandidati Tome Nikolloski.
Prej të premten, kur zyrtarisht filloi mbledhja e nënshkrimeve, deri të premten në mbrëmje, për të gjithë 11 kandidatët janë mbledhur gjithsej 39.078 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë 8 ditë, duke filluar nga 23 shkurti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
- Mickoski: Do të vazhdojë praktika që Qeveria të ndihmojë në sjelljen e yjeve muzikore botërorë dhe të mbështesë artistët vendas
- Mickoski: Një litër karburant dizel pa mbështetjen e Qeverisë do të ishte më i shtrenjtë për mbi 11 denarë, në ditë kursehen deri në 250 mijë euro për qytetarët
- Hapet Shkolla Kombëtare Verore Rinore për Përfshirje Sociale – 60 të rinj nga i gjithë vendi në Dojran
- Shkupi pret takimin ndërrajonal për integrimin evropian dhe negociatat me BE-në
- Komuna e Skenderajt me organizim për përcjelljen e verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së
- LSDM: Mickoski ka para për spektakle, por jo për qytetarët
- Në pritje të verdiktit, djali i Xhavit Hazirit fton qytetarët: Ta zbardhim natën në shesh
- SHBA-ja rikthen Ballkanin Perëndimor në Kongres – Marrëveshja e Ohrit dhe perspektiva evropiane mbeten çështje të sigurisë rajonale
- VLEN në opozitë kundër BIXHOZIT, në qeveri FESTË” me paratë e LOTARISË!