Kandidimi i Bujar Osmanit për President të RMV-së, sipas tij, do të thotë referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha. Osmani në Klan Debat theksoi se ky kandidim ka nxitur interes të madh në opinion.
“Kandidatura ime nuk është vetëm kandidatura e një politikani me eksperiencë unike ndërkombëtare, para së gjithash është referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha. Dhe mendoj që edhe e para edhe e dyta, kanë nxitur tek njerëzit një, mos them eufori se është shumë fjalë e madhe, por një interesim të madh për këto zgjedhje presidenciale, të cilat i shohin jo si të zakonshme, por si historike”, deklaroi Osmani.