Vëllazërimi i Sllatinës dhe Luboteni ndahen me barazim në përballjen miqësore

Vëllazërimi nga Sllatina lider në Ligën Komunale është ndarë me barazim me Lubotenin që garon në Ligën e tretë informon Tetovasot.
Ndeshja është zhvilluar të dielën në stadiumin e Komunës së Tearcës.

Vendasit ishin të parët që shënuan përmes Blerim Imerit ndërsa shifrat janë barazuar disa minuta më vonë.

Të dy skuadrat kanë patur raste të tjera shënimi .

Pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar dhe është zhvilluar më shumë në mesfushë.

Trenerët Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e mira të klubit në këtë fazë përgatitjesh ndonëse me disa mungesa lojtarësh për shkak të lëndimeve .Ata thanë se ka akoma kohë për tu përmirësuar skuadra për pjesën e sezonit pranverorë ku Vëllazërimi është thuajse me një këmbë në Ligën e Tretë perëndim.Tetovasot