Trupi i liderit opozitar rus, AlexeiNavalny – i cili vdiq papritmas dhe befas në burg javën e kaluar – i është dorëzuar nënës së tij, njoftoi të shtunën zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Yarmysh tha se nuk e di nëse autoritetet ruse do të lejojnë mbajtjen e varrimit të tij “në mënyrën se si familja dëshiron dhe në mënyrën se si Alexei e meriton”.
Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënë së tij Lyudmila Navalnaya pak kohë pasi asaj i ishte kërkuar të pajtohej për “varrosjen e tij fshehurazi”, ose ndryshe ai do të varrosej në burgun ku vdiq.
Yarmysh i falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij te familja.
Të shtunën më herët, e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, e akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se po e mbante “peng” trupin e burrit të saj dhe i kërkoi ta lironte atë pa asnjë kusht.
Ajo përsëri e akuzoi presidentin rus se është përgjegjës për vdekjen e burrit të saj.
Kremlini i ka mohuar akuzat, ndërsa reagimet e Perëndimit për vdekjen e tij i ka cilësuar si “histerike”.
Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus në Arktik.
Alexey’s body was handed over to his mother. Many thanks to all those who demanded this with us.
Lyudmila Ivanovna is still in Salekhard. The funeral is still pending. We do not know if the authorities will interfere to carry it out as the family wants and as Alexey deserves. We…
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 24, 2024