Johnson nga Ukraina: S’kam dyshim se ukrainasit do të fitojnë e do dëbojnë forcat e Putinit

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka treguar se gjendet në Ukrainë në dyvjetorin e luftës.

Ai përmes një shkrimi në “X” ka thënë se nuk ka dyshim që ukrainasit do të fitojnë dhe siç tha ai, do të dëbojnë forcat e Putinit, njofton Klankosova.tv.

“Jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë. Me guximin e tyre të paepur nuk kam asnjë dyshim se ukrainasit do të fitojnë dhe do të dëbojnë forcat e Putinit, me kusht që t’u japim ndihmën ushtarake, politike dhe ekonomike që u nevojitet”, ka shkruar Johnson.