Hovenier: Qëndrojmë me popullin ukrainas teksa lufton për liri, demokraci, pavarësi e integritet territorial
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se bashkë me anëtarë të qeverisë, shoqërisë civile, medieve dhe komunitetit ndërkomëbtar në Kosovë kanë shënuar dyvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Hovenier po ashtu bëri të ditur se me të pranishmit panë edhe filmin e dominuar për çmimin Oscar “20DaysinMariupol”, që sipas tij, është një rrëfim tronditës i gazetarëve të bllokuar në Mariupol pas sulmit rus.
“Ne dëgjuam gjithashtu nga gazetarja ukrainase Liudmyla Makei dhe historiani publik amerikan Jason Steinhauer për kërcënimin e vazhdueshëm që pushtimi rus paraqet për paqen dhe prosperitetin global”, shkroi Hovenier, transmeton kk.
Më tej, Hovenier tha se qëndrojnë në solidaritet me popullin ukrainas teksa ata vazhdojnë luftën e tyre për liri, demokraci, pavarësi dhe integritet territorial.