Xhaka dhe Leverkuseni vendosin rekord për serinë më të gjatë pa humbje

Bayer Leverkuseni ka regjistruar rekord si skuadra gjermane me serinë më të gjatë të ndeshjeve pa humbje.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shënoi fitore sonte 2:1 ndaj Mainzit.

Në këtë ndeshje me gol kontribuoi Granit Xhaka.

Pas kësaj fitore, Leverkuseni shkoi në 33 ndeshje rresht pa humbje në të gjitha garat, duke thyer kështu rekordin e Bayern Munichit.

“Bavarezët” kishin regjistruar 32 ndeshje rresht pa humbje gjatë sezonit 2019/20 dhe 2020/21.