Sanchez premton “çfarëdo ndihme” për viktimat e zjarrit masiv në Valencia

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është rrugës për në vendngjarje në lagjen Campanar të Valencias.

Para se të nisej, Sanchez ka shprehur mbështetjen e tij dhe ngushëllime për të prekurit nga zjarri vdekjeprurës.

Ai tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm duke shtuar se ishte në kontakt me kryebashkiakun e Valencias dhe zyrtarët rajonalë, transmeton Klankosova.tv.

Sanchez poashtu u shpreh i gatshëm të ofronte “çfarëdo ndihme të nevojshme”.

Nga ky zjarr raportohet se kanë vdekur katër persona dhe rreth 19 janë të zhdukur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo