Gjatë fundjavës mot me vranësira, erë e përforcuar dhe shi

Moti gjatë fundjavës do të jetë me vranësira me reshje të dobëta lokale dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor mbi 60 km/h, sidomos nesër, paralajmërojnë nga DPHM-ja.

Pastaj në ditët në vijim do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të ngrohtë me erë mesatare jugore.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 13 gradë deri në 18 gradë.

Moti në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në disa pjesë të luginës do të fryjë herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi jugor me temperatura nga 17 gradë.