Një anije është përplasur me një urë të cilën e theu në gjysmë, duke lënë të vdekur pesë persona.
Incidenti ka ndodhur në Guangdong, një provincë në Kinën jugore.
Anija thuhet se po kalonte deltën e lumit Pearl në orën 5:30 të mëngjesit me kohën lokale kur goditi një nga kolonat mbështetëse të urës.
Kjo bëri që një pjesë e madhe e urës të shkëputej dhe të rrëzohej, duke tërhequr zvarrë pesë automjete, dy prej të cilave ranë në ujë dhe tre në anijen bosh.
Pamjet dramatike tregojnë anijën e përfshirë në aksident duke lundruar nën urën e shkatërruar.
Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi tre persona janë ende të zhdukur.
Kapiteni i anijes është marrë në paraburgim dhe njerëzit që jetonin aty pranë janë zhvendosur për siguri, sipas raporteve të lajmeve lokale. Kompania që zotëron anijen tha se po ndihmon me hetimin e policisë. Më shumë se 100 punonjës të urgjencës, duke përfshirë gjashtë zhytës, dhe rreth 15 varka dhe anije shpëtimi u përfshinë në shpëtim, shkruan Mirror.