Kandidatura e Arben Taravari për president është plan i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën Lajm, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, pasi i pyet nëse partia e tij do ta mbështesë Taravarin në zgjedhje.
“Nuk është vendimi i kryesisë qendrore të Aleancës, vendimi për të marrë pjesë Arben Taravari në garat për president dhe dua ta shtjellojë pak fenomenin sepse më pyete se a do e përkrahni si kandidatur. Për të qenë korrekt unë nuk është që nuk e kam diskutuar këtë temë me Arbenin dhe i kam thënë nëse je i interesuar, trego. Më ka thënë jo në asnjë mënyrë, në mënyrë kategorike j. Unë besoj në ato që thotë njeri dhe jo ato që ka në mendje njeriu. Një, sjellje jokorrekte kjo qasje. E dyta, kam hallin se ky është plani që i duhet VMRO-së. VMRO-ja është shumë e vetëdijshme që një kandidaturë shqiptare, do të prodhojë edhe ca kanidatura tjera shqiptare për president. VMRO-ja kalkulon. Me çfarë kalkukon. VMRO-ja e ka shumë të rëndësishme në raundin e parë që të krijojë diferencë të madhe ndaj kandidatit të LSDM-së dhe duke provokuar garën presidenciale përmes Arben Taravarit, që nënkuptohet që do të ketë kundërpërgjigje meqë po shkohet me kandidat politikë edhe nga oponenca politike. Kjo do të bënte që votat e shqiptarëve të grumbullohen te kandidatët shqiptarë dhe diferenca në zgjedhjet presidenciale (flas për planin si e kanë ato dhe ku e ka syninimin VMRO-ja) mes kandidatit të LSDM-së dhe VMRO-së të jetë e madhe, në mënyrë që dy javë më pasë kjo diferencë të ndikojë që një rritje ekponenciale t’i rritet numri i deputetëve VMRO-DPMNE-së. Unë nuk e besoj që ndodh, por kjo mund të çoj edhe në atë që edhe Gruevski i niste fushatat cdo herë, mi jepni 61 deputetë për t’i shkelur shqiptarët. Pse duhet faktori politik shqiptarë t’i kontribuojë kësaj qasje, këtij lloj plani të VMRO-së i cili nuk synon që të na çojë përpara por realisht edhe në aspektin numeric dhe planin që është tendencë kthimi në Gruevizëm. Duke pas parasysh edhe deklaratat publike dhe cfarë paralajmërojnë, natyrisht që ne nuk duhet ta ndihmojmë këtë plan. Nuk është që bëj tifo për njërin apo tjerin. Çdo herë e kam thënë partive politike shqiptare, ju intereson që mes LSDM-së dhe VMRO-së të ketë një balans sepse është forma më e mirë për të nxjerrë sa më tepër nga platforma dhe programi i votuar me votë nga ana e qytetarëve. Kështuqë, nuk bëhet fjalë për një votë, por shqetësimin e kam, ajo votë a i kontribuon planit të Mickoskit. Natyrisht, organet partiake do të marrin vendim në lidhje me këtë dhe do ta bëjmë publik qëndrimin tonë sepse nuk mund ta llogaris se Arben Taravari është kandidat i Aleancës për Shqiptarët”, tha Sela për Gazetën LAJM.