Shaqiri: Fondacioni Albiz me ndarjen e bursave motivon studentët që të jenë të përkushtuar drejt sukseseve në shkollim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së 175 bursave nga Fondacioni Albiz për studentët e shkëlqyeshëm.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri Shaqiri tha se Fondacioni Albiz me ndarjen e këtyre bursave po mundëson që studentët të jenë më të motivuar drejt sukseseve dhe të japin kontributin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“”Këto 175 do të mundësojnë që këto studentë të kenë qasje sa më të lehtë dhe më të mirë në arsim dhe të jenë të motivuar drejt sukseseve. Me ndarjen e këtyre bursave krijohet një e ardhme më e ndritshme për vendin tonë, për studentët tonë, duke i përgaditur per një treg vendor të punës dhe të ndaloj largimi i studentëve tanë nga vendi”, deklaroi Shaqiri.