Ligji për gjykatës dhe prokurorë nxit reagime

VMRO-DPMNE-ja thotë se me propozim ndryshimet në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë dhe futjen e mundësisë së testimit me shkrim, pushteti synon mbushjen e këtij sektori me kuadro partiak.

Deputeti Antonio Milloshoski, në komisionin për çështje evropiane ku ligji mori dritë jeshile, thotë se me keqpërdorim të flamurit evropian në propozim, bëhet heqja e testimit elektronik dhe zëvendësohet me mundësinë e testimit me shkrim. Testimit do t’i nënshtrohen rreth 300 kandidatë kurse 130 prej tyre duhet të zgjidhen.

Ministri i Drejtësisë vlerëson se opozita manipulon me këto akuza dhe thotë se mungesa e testimit elektronik është për shkaktë mungesës së softuerit.

Edhe përkundër kundërshtimeve të deputetëve të opozitës maqedonase, ligji do të kalojë për votim në plenare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo