Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë publikoi thirrje për kontroll në Listën zgjedhore dhe paraqitje për votim
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, publikoi thirrje për shtetasit e vet në territorin e Shqipërisë, për kontroll në Listën zgjedhore, regjistrim në të dhe paraqitje për votim në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
Thirrja u referohet të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut: pjesëtarë të pakicës nacionale maqedonase, persona me qëndrim të përkohshëm dhe persona me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme.
“Informata për procesin e regjistrimit në Listën e posaçme zgjedhore, si dhe paraqitje për votim në ambasadë. për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat do të mbahen më 24 prill, përkatësisht më 8 maj, mund t’i merrni në ueb faqet: Ministria e Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/mk/page/1908/javen-povik; Ambasada: http://madrid.mfa.gov.mk/mk/page/1908/javen-povik apo
Komisioni shtetëror zgjedhor https://www.sec.mk/”, qëndron në kumtesë.
Shtojnë se kontrollin dhe regjistrimin në Listën e vetme zgjedhore mund ta realizojnë prej 28 shkurtit deri më 18 mars të këtij viti.