Interi e fiton ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit

Interi ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Atletico Madridin.

Përballja e tyre në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 1:0.

“Nerazzurrët” ishin më kërkues dhe regjistruan disa raste shënimi, por golin e gjetën vetëm në minutën e 79-të.

Mark Arnautovic ishte ai që ia dhuroi fitoren italianëve, duke shënuar pas një topi të kthyer pasi paraprakisht Jan Oblak priti një goditje të Lautaro Martinezit.

Marrë parasysh rezultatin, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 13 mars, në “Wanda Metropolitano”.