Man City mposht Brentfordin dhe i afrohet në një pikë Liverpoolit
Manchester City ka regjistruar fitore ndaj Brentfordi në Premierligë, për të vazhduar që ta bëjë edhe më interesante garën për titull.
Kampioni në fuqi anglez tani ka ngushtuar në minimum diferencën e pikëve me Liverpoolin, derisa ka tejkaluar Arsenalin në renditje.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultatin 1:0 sonte ndaj Brentfordit në “Etihad Stadium”. Kjo ndeshje ishte e mbetur nga java e 18-të.
“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota falë një goli të shënuar nga Erling Haaland (71’).
Manchester City pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Liverpooli.
Brentfordi mbetet në pozitën e 14-të me 25 pikë.