17 milionë euro për zgjedhjet! Avancime dhe punësime të reja në KShZ

Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta në maj të këtij viti, do t’u kushtojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përafërsisht 17 milionë euro, ka bërë të ditur Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ajo në “10 minuta” në TV21 ka bërë të ditur edhe se në KSHZ ka pasur avancime dhe punësime të reja, të cilat tashmë janë aprovuar nga Ministria e Finanancave.

“Para se të shpallen zgjedhjet nga Ministria e Financave veç na dhanë pëlqim për punësim dhe avancim e të punësuarve në KSHZ dhe gjithashtu në bazë të Kodit Zgjedhor kemi mundësi të angazhojmë edhe trupa ndihmës”, tha Shehu.