Metin Rexhepi tetëvjeçari që po shkëlqen te Shkëndija 2015

Është i gjeneratës 2015 te Shkëndija dhe bëhet fjalë për një talent mes të shumtëve që ka klubi Kuq e zi tek grupmoshat informon Tetovasot.

Ai është një super sulmues që po bën gjëra të mrekullueshme nën drejtimin e trenerit Bashkim Arifi që stërvit këtë gjeneratë.Ky është Metin Rexhepi .

Ai është i prirur në lojën sulmuese dhe bëhet fjalë për një lojtar që luan në disa pozita të sulmit por e majta e tij është arma kryesore ndonëse akoma nuk i ka mbushur nëntë vjet.Metini që është në vitin e dytë që stërvitet me klubin është një shënues i spikatur dhe poashtu një organizator i sulmeve tek Shkëndija e kësaj gjenerate me plot talentë të tjerë.

Ëndrra e tij është që një ditë të pushtojë majat e futbollit po aq sa të veshë bluzën e klubit të tij të zemrës.
Ai thotë se do punojë fortë për ta arritur këtë sepse vjen nga një familje që kanë pasion futbollin dhe është poashtu edhe vëllai i tij që luan me po aq sukses tek gjenerata 2012.Tetovasot