Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.
Shporta e Konsumit për muajin Shkurt
“Vetëm për ushqim dhe pije shkon afër 37% e buxhetit familjar, ku janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj. Për veshmbathje u shpenzuan afër 5 mijë denarë kurse për arsim rreth 7 mijë denarë. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje nga janari në shkurt për 10-13 denarë në litër. Për rekreacion dhe kulturë një familje katër anëtarësh harxhoi mbi 4 mijë denarë afër së cilës shumë arrijnë edhe shpenzimet për hotele e restauronte. Më së paku shpenzuan për shëndetësi, higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpive”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dy të mitur i vunë flakën një autobusi në oborrin e një shkolle, nuk ka të lënduar
- 25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave
- Sindikatat e transportuesve të autobusëve dhe taksive: Zgjidhje të arsyeshme për rritje të pagës minimale, pa dëmtuar shërbimet për qytetarët
- Peci thotë se i është djegur një ekskavator kompanisë përgjegjëse për rrënim të objekteve pa leje
- Boshkov: Mbështetje për transportuesit, ekonomia dhe qytetarët nuk mund të mbahen peng
- Filipçe: Qeveria po zbaton politika që e distancojnë vendin nga Bashkimi Evropian
- Rama në Izrael, takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu
- Pse ‘deputeti i pavarur’ nuk ekziston realisht në RMV
- Politikani slloven me gjuhë fyese: Shqiptarët po e marrin Slloveninë, së shpejti do të kemi kryetarë komunash shqiptarë
- ASh: Pse Ziadin Sela mungoi në kuvend dhe nuk votoi kundër ligjit Safe City?!