Mariçiq – Verola: Mbështetja nga Italia për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Maqedonia e Veriut e vazhdon përkushtimin e saj drejt integrimit evropian, me përparim të dukshëm pas realizimit të suksesshëm të procesit të skriningut, të motivuar nga Plani për rritje i cili është strategji për përshpejtim të afrimit ekonomik me vendet e BE-së.

Këtë, siç informon Sekretariati për çështje evropiane, e konkluduan zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe drejtori i përgjithshëm për Evropë dhe politikë ndërkombëtare tregtare nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Tregtisë së Jashtme të Italisë, Nikola Verola.

Mariçiq theksoi se bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për planifikimin e suksesshëm strategjik të Planit për rritje dhe zbatim të reformave në shtet.

“Për ne është me rëndësi të mbetemi në kursin evropian duke pasur parasysh momentin me të cilin disponojmë dhe të cilin e ofron BE-ja si mundësi”, theksoi Mariçiq.

Verola tregoi për mbështetjen e Italisë për rpogresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, duke i cekur sinjalet pozitive të cilat BE-ja i dërgon për shtetin dhe për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që ata të bëhen pjesë e familjes evropiane.

“TË dy palët u dakorduan se kjo mundësi është realitet dhe qëllim i realizueshëm që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e barabartë e BE-së. Në tkaim u cek rëndësia për t’u shfrytëzuar momenti, të mos humbet undësia duke pasur parasysh benefitet të cilat do t’i merrte shteti sapo të bëhet anëtare e Unionit”, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Mariçiq e konformoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar dhe u falënderua për mbështetjen e Itlaisë për çështjen thelbësore të shtetit për inkuadrim në Bashkimin Evropian.

Në takim morën pjesë edhe Andrea Kaskone, përfaqësues nga Minsitria e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Italisë së bashku me ambasadorin italian në vend, Andrea Silvestri dhe zëvendës shefin e misionit. Mario de Roza.