Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të borës në këtë periudhë të vitit, janë të pazakonshme por janë rezultat i ndryshimeve klimatike thonë sinoptikët. Ata thonë se kufijtë e stinëve kanë lëvizur për rreth një muaj dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që ftohti dhe ngricat the kthehen pasi të hymë në pranverë.
“Kufijtë lëvizën, vitet e fundit jemi dëshmitarë që kanë lëvizur stinët, ndoshta për një muaj kanë lëvizur, dimrin vërtetë e kemi me kohë të ngrohtë, muaji janari ishte I ngrohtë, edhe shkurti është I ngrohtë, kështu që mund të presim që kur të kemi pranverën sipas kalendarit, ne të kemi ftohtë, ngrica, që do të dëmtonte bujqësinë”, deklaroi Juliana Fidanoska Mishkoska, meteorolog.
Agrometeorologët thonë se tani për tani gjendja nuk është alarmante, por mund të jetë në periudhën e ardhshme nëse vazhdojnë temperaturat e larta.
“Tani për tani, siç janë temperaturat dhe kushtet klimatike, nuk duhet të ketë frikë te bujqit, sepse ngrohjet dimërore llogariten kur temperaturat mesatare ditore rriten mbi 5 gradë Celsius, për pesë ditë me radhë, kjo vlen për kulturat e vjeshtës. Megjithatë ngrohjet dimërore nëse ngritën me temperature prej 15,17,18 temperatura mesatare ditore, me një kohëzgjatje prej 2 javësh, atëherë shkaktojnë nxitje tek pemët, që të çelin para kohe. Tani për tani bujqit nuk duhet të kenë frikë, sepse është mirë që ditët dhe netët janë të ftohta, kështu që temperatura mesatare ditore me vlera të tilla nuk arrijmë akoma. Është mirë që të mos ftohet koha në këtë periudhë, që siç thotë populli mos t’i gënjejë kulturat”, tha Angellko Angeleski, agrometeorolog.
Sinoptikët paralajmërojnë mot të ngjashëm me diell dhe me temperatura prej 10, 11 deri në 18 gradë edhe gjatë kësaj jave, në përjashtim të ditës së nesërme ku pritet të ketë vranësira dhe shi të lehtë lokal. Temperaturat më të larta ditore për këtë periudhë të vitit priten për ditën e premte, ku do të sillen prej 12 deri në 19 gradë Celsius. Reshje të shiut priten prej ditës së shtunë, ndërsa temperaturat ditore do të kenë rënie të lehtë, por përsëri do të jetë ngrohtë.