Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm i MPB-së duhet të hetojë sulmin e një zyrtari policor ndaj një kolegu
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev sot në rrjetin social Fejsbuk e dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë në një objekt hotelierik në Shkup, kur një zyrtar policor sulmoi një koleg tjetër i cili ishte duke kryer veprime zyrtare. Ai ka kërkuar nga kontrolli i brendshëm i MPB-së që të zbardhet rasti.
“Jam i tmerruar nga akti i ndodhur mbrëmë kur një koleg polic sulmoi një koleg tjetër përballë një objekti hotelierik i cili në atë moment po kryente veprime zyrtare. Sulmi ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj shtetit! I njëjtë është privuar nga liria dhe i bëj thirrje kontrollit të brendshëm dhe SPB Shkup që të veprojnë në përputhje me rrethanat dhe në mënyrë sa më profesionale. Historia e Maqedonisë nuk kujton një rast të tillë që një ish-zyrtar i lartë i policisë të sulmojë dhe të pengojë kolegun e tij në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka shkruar Bojmacaliev në Fejsbuk.
Sipas tij, ky është një precedent në punën e policisë.
“Unë bëj thirrje për zbardhjen sa më profesionale të këtij rasti në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thekson Bojmacaliev.