Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka. Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës vitin e kaluar. Për muaj të tërë, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdijivkës. Marrja e këtij qyteti është fitimi më i madh i territorit për forcat ruse që kur ato morën qytetin lindor të Bahmutit majin e kaluar dhe kjo fitore po ndodh pak para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se e mori këtë vendim për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tij dhe për të parandaluar rrethimin e tyre. Forcat ukrainase po përballen me presion në frontin lindor për shkak të mungesës së municioneve, përderisa një paketë e ndihmës ushtarake e Shteteve të Bashkuara në vlerë prej 60 miliardë dollarësh është bllokuar në Kongres. Beteja për qendrën industriale, Avdijivka ka qenë një prej betejave më të përgjakshme në dy vjet luftë. Shumë e kanë krahasuar betejën për këtë qytet me atë të zhvilluar në Bahmut, ku u vranë dhjetëra mijëra ushtarë. Shumica e qytetit është shkatërruar nga luftimet, por afër 1.000 banorë vazhdojnë të jetojnë atje, sipas autoriteteve lokale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Më shumë foshnja, më shumë jetë në Tetovë!
- Skandal në Shkup: 4 fakultete dhe Rektorati i UKIM-it mbeten në terr, borxhi arrin gjysmë milioni euro!
- Ajdari akuzon për diskriminim etnik me tatimet, Dimitrieska-Koçoska: Tatimi nuk njeh etni!
- Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!
- Benjamin Arifi godet VLEN-in dhe partitë shqiptare: Shpresa e vetme, një forcë e re studentore!
- Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
- ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!
- Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi
- Pushteti i ri në Beograd për Kosovën: Komunat me shumicë serbe të lidhen administrativisht – të arrijnë shkallën më të lartë të autonomisë
- Kovaçevski ndaj Janevskës: Po mbyllen shkolla dhe po bashkohen paralelet, a do të marrin fëmijët arsim më cilësor?