Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, zhvilloi takim dypalësh me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.
Bashkërisht u vlerësua se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një rrugë drejt integrimit dinamik evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U theksua se në disa vitet e fundit janë bërë arritje të rëndësishme, të cilat as që supozohej se ishte e mundshme të bëhen. Këto janë: një rajon me tarifa zero për roaming, njohja e kualifikimeve akademike dhe profesionale, udhëtimi i lirshëm me letërnjoftime në gjithë rajonin, si edhe rezultate të dukshme që e lehtësojnë funksionimin e qytetarëve.
Këto hapa të përbashkëta të shteteve të Ballkanit Perëndimor, siç u vlerësua, janë pasqyrim i vullnetit politik të liderëve politikë progresivë për realizimin e nismës për një treg të përbashkët rajonal, si një hap drejt qëllimit më të madh të përbashkët, anëtarësimit në Tregun Unik Evropian.