Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë, Holandë
Në takim u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimit aktiv të vendeve kandidate përmes prokurorit për lidhje si demonstrim i përkushtimit dhe progresit në procesin e integrimit evropian, por edhe si mundësi që të jenë pjesë e proceseve që kryesisht janë rezervuara në vendet anëtare të BE-së.
Ministri Lloga shprehu edhe një herë falënderimin e tij për mbështetjen e EURODREJTËSI-së, si rezultat në të cilin bashkëpunimi në aksion të përbashkët të suksesshëm në periudhën e kaluar u shkatërrua grupi kriminel ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, ministri shprehu bindjen se bashkëpunimi i deritanishëm do të intensifikohet edhe më tepër dhe me emërimin e Prokurorit publik për lidhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut me angazhimin e drejtpërdrejtë të tij padyshim se do të rrisë efikasitetin e bashkëpunimit me EURODREJTËSI dhe ballafaqimin me krimin në nivel ndërkombëtar.
Në takim, ministri dhe kryetari i EURODREJTËSI-së diskutuan edhe për mundësitë e mbështetjes së EURODREJTËSI-së për sigurimin e shembujve të suksesshëm të programeve për shpërndarjen automatike të lëndëve në gjykata në ndonjërin nga shtetet anëtare të BE-së, si një nga prioritete ndaj të cilit është drejtuar Ministria e Drejtësisë në procesin e digjitalizimit të gjyqësorit.
Në këtë drejtim, ministri theksoi se me kthimin e legjitimitetit në punën e Këshillit Gjyqësor dhe me zgjedhjen e fundit të Prokurorit të ri Republikan Publik janë siguruar dy nga tre parakushtet kyçe për sigurimin e funksionimit të gjyqësorit të pavarur dhe funksional. Ministri potencoi se me vendosjen e digjitalizimit të suksesshëm në gjyqësor përmes sistemit funksional të ndarjes automatike të lëndëve dhe rrumbullakimin e këtij procesi, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë përparim të rëndësishëm në reformën e gjyqësorit e me këtë edhe në sundimin e ligjit.