Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçan, ku humbën jetën dy persona

Njëzet e katër vjeçari N.P nga Shkupi, udhëtar në automjetin “Seat Ibiza” me targa të Shkupit dhe 52-vjeçari G.A nga Koçani, udhëtarë në veturën “Golf” me targa të Koçanit janë viktimat e aksidentit të djeshëm në komunikacion, i cili ndodhi në autostradën Shtip-Koçan në atarin e fshatit Zhigantsi, tha sot për AIM-n, zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova.

Sipas informacioneve të SPB-Shtip, në aksidentin e rëndë në të cilin janë përfshirë tri vetura, “Golf” me targa të Koçanit, “Citroen” me me targa të Vinicës dhe “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, janë lënduar pesë persona.

AIM dje informoi se pas shtrimit fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, në Spitalin klinik të Shtipit janë transportuar pesë pacientë, tre prej të cilëve janë ekzaminuar në këtë qendër rajonale, ndërsa dy për shkak të peshës së lëndimeve të tyre janë transportuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup.