Serbia lejon hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë me letërnjoftimet e vjetra

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë dokumente udhëtimi me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” mund të hyjnë në Serbi përmes pikës kufitare Tabanoc.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka vizituar pikën kufitare Tabanoc, ku në vend ka konstatuar gjendjen aktuale lidhur me kalimin e kufirit të automjeteve dhe udhëtarëve drejt Serbisë.

Ministri është informuar nga zyrtarët kryesorë policorë në pikën kufitare se çdo gjë po shkon në rregull sipas rregullave të përcaktuara dhe se qytetarët mund të dalin lehtësisht nga vendi në Serbi me ato letërnjoftime që mbajnë emrin “Republika e Maqedonisë”, por që janë të vlefshme. një ditë më parë një vendim të tillë morën edhe Shqipëria dhe Kosova.