Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancë, miratohet propozim-vendimi i nënkryetares së KSHZ-së Shehu

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se lëndët dhe aktet e dorëzuara te zëvendësministri plotësues, ndërsa kanë të bëjnë për njoftim, sigurim të mjeteve financiare në bazë të nenit 51 nga Ligji për buxhet dhe njoftim për mjete të siguruara financiare në bazë të kërkesës për punësim në kohë të pacaktuar, kohë të caktuar, kontratave në vepër dhe kontrata autoriale, punësime të përkohshme, nuk përfaqësojnë akte ose dokumente të cilat kanë të bëjnë me çështje ligjore, financiare, kadrovike në lidhje me organizimin sipas nenit 46 paragrafi 3 i Ligjit për Qeverinë.

Ky propozim-vendim i propozuar nga nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu ishte miratuar në mbledhjen e sotme të 78-të nga ana e anëtarëve të KSHZ-së, me katër vota për dhe dy kundër.

Boban Stojanovski anëtar i KSHZ-së theksoi se nga vetë shkresa nuk kanë dëshmi të mjaftueshme që të lëshohen ose të vendosin nëse ndonjë çështje ka lidhje me çështje kadrovike, financiare, në lidhje me zgjedhjet në bazë të Ligjit për Qeverinë.

“Për shkak se në vetë shkresë janë theksuar numra të caktuar arkivorë, me datë, prej të cilave ne nuk mund të vlerësojmë në çka kanë të bëjnë këta numra arkivorë”, thotë Stojanovski.

Seanca përfundoi me miratim të Propozim vendimit të nënkryetares së KSHZ-së, Shehu me katër vota Për dhe dy Kundër, përderisa propozimi i Boban Stojanovskit anëtar i KSHZ-së nuk ishte pranuar, gjegjësisht katër anëtarë votuan Kundër, ndërsa dy Për.